Qëndrimi i së Majtës për ligjin e dygjuhsisë

levica-zname

Loading

Тагови:

Донирај онлајн

Ne si parti me orientim klasor, mbietnike dhe internacionale, e cila ka anëtarë nga të gjitha bashkësitë etnike, vazhdimisht angazhohemi dhe mbështesim zgjerimin dhe avansimin e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike.

Çdo qytetar, pa dallim përkatësie etnike, duhet të ketë lirinë që të drejtat dhe interesin ekonomik ti realizoj në gjuhën amtare, përkatësisht të komunikojë me institucionet në gjuhën që më së miri e flet dhe e kupton. Prandaj, duhet që në përdorim zyrtar dhe komunikim me qytetarët e Republikës së Maqedonisë të futen dhe të përdoren gjuhët e etnisë shqiptare, turke, rome, serbe, boshnjake dhe vllehe. Gjuha shqipe dhe gjuha turke vetëmse e kanë patur statusin e gjuhës zyrtare në Republikën Socialiste të Maqedonisë dhe përdorimi institucional i tyre në asnjë mënyrë nuk e ka cenuar përdorimin dhe ekzistimin e gjuhës maqedone.

Megjithatë, duhet të potencojmë se elitat politike në Maqedoni, gjatë tridhjetë viteve të fundit, sistematikisht kanë punuar dhe punojnë për ndarjen e popullit në vija etnike, duke krijuar kështu hapësirë për politië që ekziston dhe bazohet mbi nacionalizëm, ndërsa në parim është thjeshtë një uzurpim i pozitave dhe fuqizimit personal. Shembull i paaftësisë dhe mungesës së vullnetit tek politikanët pë zgjidhjen e problemeve të brendshme është marrëveshja kornizë e Ohrit, e cila nuk solli përmirsim real të gjendjes ekonomike dhe sociale të minoriteteve e aq më pak të shiptarëve, por kontribuoi në getoizimin edhe më të madh të qytetarëve ne baza etnike. Kjo shihet qartë në arsim, që përsëri edhe më tej iu mundësua shovinistëve dhe nacionalistëve populist që lehtë të manipulojnë me qytetarët e ndarë etnikisht, ndërsa për problemet me të cilat përballet bashkësia e tyre përkatëse ti fajsojnë “të tjerët”(pa dallim nëse bëhet fjalë për shqiptarët ose maqedonasit). Rezultat i vendosjes së këtij sistemi ishte qeverisja e pandalur dhjetëvjeçare e nacionalistëve të bashkuar VMRO-DPMNE dhe BDI.

Propozim-ligji i ri për përdorimin e gjuhëve, që bazohet në dispozitat e marrëveshjes kornizë to Ohrit, po ashtu sikur kjo marrëveshje, hapi një mundësi reale për thellimin e mëtutjeshëm të ndarjeve në shoqëri mbi baza gjuhësore dhe etnike. Rreziku për ndarje rrjedh, para se gjithash, nga rregulloret e thjeshta dhe të paqarta (njëkohësisht restriktive) të propozim-ligjit të ri. Gjithashtu logjika e këtillë e vendosur e propozim-ligjit të ri me baza procentuale dhe veprime restrictive, do të çojë kah ritja e hendekut ndarës tek populli vetëmse i ndarë, që përsëri e hap mundësinë që nacionalistët të kyçen edhe më thellë në “grupimet e tyre etnike”.

E majta mendon se nacionalizmi nuk mund të zbehet thjeshtë përmes një ligji pë përdorimin e gjuhëve. Përkundrazi, për këtë duhet të harxhohet më tepër mund dhe të punohet që të ndërmiren masa tjera më të rëndësishme. Më saktësisht, ne mendojmë se maqedonasit, shqiptarët, romët, turqit dhe pjesëtarët tjerë të shoqërisë nuk lejohet që të ndahen artificialisht, me programe të veçanta arsimore, me shkolla të ndara pa asnjë kontakt mes tyre, dhe e gjithë kjo për shkak të përkatësisë etnike të tyre. Ajo që është parësore dhe e novojshme në luftën kundër nacionalizmit të vazhdueshëm tek të rinjtë është heqja e arsimimit të ndarë dhe futja e arsimimit të integruar.

Një prej defekteve të këtij ligji është edhe vendosja e përqindjeve (njejtë sikur te marrëveshja kornizë e Ohrit). Qytetarët e këtij shteti nuk paraqesin vetëm numër, që ti realizojnë të drejtat e tyre mbi këtë bazë. Bashkësia etnike shqiptare e cila numëron mbi 20% të popullsisë së përgjithshme të vendit, sipas këtij ligji, e arrinë të drejtën e zyrtarizmit të gjuhës dhe shkrimit që përdor vetëm në sajë të përqindjes (por edhe vetë ligji është i paplotë dhe i lënë falas për interpretim se çfarë konktretisht do të thotë ai zyrtarizim). Pra ç’ndodhë me bashkësitë tjera etnike? A nuk janë turqit, romët, vllehët dhe popujt e tjerë që nuk e arrijnë shifrën e 20%, poashtu të barabartë me maqedonasit dhe shqiptarët? Në qoftë se popullsia shqiptare bie nën kufirin e 20%, a do ti humb automatikisht të gjitha të drejtat e arritura deri më tani?

Ajo që ne sugjerojmë është se përqindja nuk lejohet të paraqesë prinicip për arritjen e të drejtave qytetare, sepse është jo-demokratike dhe regresive. Nuk mund që qytetarët e këtij vendi të vlerësohen sipas numrit të bashkësis së tyre dhe nuk mund që të drejtat e tyre tu njihen ose tu hiqen në varësi të këtij numri.

Nomenklatura qeveriatare, në krye me LSDM dhe BDI, u mundua që me shpejtësi dhe pa debat publik të shtyjë sjelljen e këtij ligji dhe të bind popullin se me këtë ligj në mënyrë “magjike” do të zvogëlohet nacionalizmi dhe se shqiptarët dhe maqedonasit në shtet më në fund do të fillojnë të “duhen”. Ky është një manipulim kryelartë, sepse nacionalizmi nuk mund të zvogëlohet me pazare politike dhe retorikë populiste, por me luftë principiele dhe me njohje të të drejtave në princip dhe jo nga oportunizmi politik sikur rasti aktual. Me rishikim shtesë të këtij ligji, bëhet e qartë se jo vetëm që nuk zvogëlohet humnera dhe grindja mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por ato do të rriten edhe më shumë, sepse njëra palë mendon se diçka iu merret dhe humbin, ndërsa pala tjetër mendon se përfiton diçka të veçantë.

Kjo ndodh kështu për shkak të prapavijës politike të iniciativës për sjelljen e këtij ligji. Domethënë, shihet dhe arsyetohet humbja e besimit dhe mbështetja ndaj BDI-së tek popullsia shqiptare, që doli qartë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Delegjitimizimi i BDI-së si faktorë politik dhe luftëtarë për “kauzën shqiptare” u zbeh edhe me paraqitjen dhe fuqizimin e paritve te reja politike në bllokun shqiptar. Rjedhimisht, interesi i BDI-së nga sjellja e këtij ligji, është tek mendimi se, me anë të manipulimit të ndjenjave etnike të shqiptarëve, ta përmirsojë imazhin e përmbysur dhe ta kthejë primatin mes votuesve shqiptarë, ndërsa ligjin edhe më tutje ta paraqet si arrtije të madhe politike, që në një afat më të gjatë do ta stabilizonte popularitetin e saj në rënie e sipër. Në këtë mënyrë, BDI mundohet që ta heq vëmëndjen nga problemet e zjarrta sociale dhe ekonomike, si dhe mosfunksionimin e institucioneve që janë përditshmëri për shumicën e shqiptarëve (ashtu sikur edhe për qytetarët tjerë) të këtij shteti, pë zgjidhjen e të cilave BDI nuk ka ndërmarrë asgjë.

LSDM bën politikë të jashtme servile, që udhëhiqet nga afirmimi ndaj tendencave nacionaliste të shteteve fqinje. Me ndryshim të vetëdijshëm të emrit të shtetit, me qëllim të integrimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, çon deri në humbjen e pashmangshme të trupit votues të LSDM-së, gjë që mundohet ta kompenzojë me afrimin ndaj trupit votues shqiptar nëpërmjet retorikës sipërfaqsore populiste.

Në vend të ligjeve të këtilla të pasqaruara dhe të paqarta, që e zgjerojnë hendekun mes qytetarë në bazë etnike, shumica parlamentare duhet të përgatis ligh me anë të të cilit do të mundësojë përdorimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive në komunikim zyrtar me shtetin, të përgatis ndryshime në sistemin arsimor, që është mekanizëm për ndarje në baza gjuhësore, dhe të fut arsmim të integruar, me qëllim zvogëlimin e nacionalizmit prezent tek të rinjtë dhe rritjen e lidhjes mes tyre.

Loading

ПОСЛЕДНИ ОБЈАВИ