Nato as nën emrin kushtetues


Propaganda për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO kryesisht bazohet mbi dy themele të rrejshme: miti për “përfitim ekonomik” dhe miti për “shpëtimin e shtetit”

Bërthama e mitit të parë është se anëtarësimi në NATO, Maqedonisë do ti sjellë përparim ekonomik dhe shoqëror. Megjithatë përfaqësuesit e kësaj propagande sikur harojnë të thonë se disa prej shteteve më të zhvilluara dhe të përparuara të Evropës – Suedia, Finlanda, Austria etj. – nuk janë anëtare të NATOs, ndërsa shembuj si Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria, edhe pas më shumë se një decenie që kur u bënë anëtare me të drejta të kufizuara, edhe më tej ndodhen në fund sa i përket standardid jetësor në Europë ( në 2013, në Sofje, shtatë njerëz i vunë zjarrin vetes në shenjë proteste kundër varfërisë)

Nga kjo mund të përfundojmë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të thotë vazhdimsi e mizorisë sociale dhe shtim i harxhimeve të buxhetit të shtetit

Miti për “shpëtimin e shtetit” e përmbush mitin paraprak, duke servuar atmosferë të frikës nëpërmjet tregimit se Maqedonia, nëse nuk futet në NATO ajo do të shpërbëhet. Por edhe kjo është vetëm një gënjeshtër e radhës e apologjetëve të NATOs.
NATO nuk i zgjodh tendecat separatiste të Katalonisë dhe Baskisë në Spanjë, Kuebekut në Kanada, Irlandës në Brianinë e Madhe, por as edhe marëdhëniet ndëretnike në Belgjikë. Parë historikisht, NATO asnjëherë nuk ka dalur në mbrojtje të demokracisë, përkundrazi, vazhdimisht koketon me regjime fashiste dhe autokrate: shembull fashizmi në Portugali u mbështet nga NATO sikurse edhe junta ushtarake në Greqi.
NATO nuk e zgjodhi konfliktin e armatosur mes Greqisë dhe Turqisë për Qipron edhe pse të dyja vendet ishin dhe janë ende anëtare të NATOs.

Kundër hyrjes në NATO, kundër luftrave për përfitime!

Qëllimi i NATOs është një dhe i vetëm: shtrirja e dominimit ekomonik dhe shtrirja e doktrinës neoliberale, përkitazi me ruajtjen e statusit të SHBA-ve dhe aleatëve te saj si hegjemoni imperialiste në botë

Militarizmi bashkëkohorë nuk don asgjë tjetër përpos ngushtimin e rrethit familjar; militarizmi i armatos njerëzit kundër njerëzve; në mënyre arrogante mundohet që ti bëje punëtorët të bëhen shtypësit, armiq dhe vrasës të shokëve dhe miqve të tyre, të prindërve të tyre, të vëllezërve dhe motrave të tyre, të bijve dhe bijave të tyre, vrasës të së kaluarës së tyre dhe të së ardhmes së tyre. Militarizmi kërkon që në të njejtën kohë të jetë demokratik dhe despotic, i ndritur dhe autoritar, në të njejtë kohë duke i shërbyer popullit dhe duke qenë armik i tij.”

– Karl Lipeht

Mospërputhja e NATOs me të drejtën ndërkombëtare dhe principet e saja të vetëdeklaruara mund të shihet edhe nga sjellja NATOs ndaj Republikës së Maqedonisë, ku NATO kërkon nga ne që të ndërrojmë emrin e shtetit që të bëhemi vend anëtar

Që këtu, E Majta si subjekt politik i përgjegjshëm, parimisht thërret në shkëputje të bisedimeve për anëtarësim në NATO dhe gjatë përcaktimit eventual për një referendum të mundshëm, ku përfshihet mundësia për ndërrim të emrit kushtetues, do të inciojë dhe do të udhëheqë kampanjë për bojkotim të referendumit.

Сподели ја веста: