NACIONALIZIMI I FABRIKEVE TË TEKSTILIT QË DO MARIN GUXIMIN PADREJTËSISHT TI HUDHIN PUNTORËT NË RRUGË!

pushteti-politik

Loading

Тагови:

Донирај онлајн

Në një takim të,i cili u mbajtë kohëve të fundit të Kllaster-it i Tekstileve, disa shefa promovuan me zë të lartë idenë e mbylljes së përkohshme të fabrikave të tekstilit, si një formë proteste kundër fitimeve të zvogëluara. heqjen e pushimit të drekës së paguar 30 minutëshe për punëtorët, dhe kërkesat e tyre u mbështetën me gjithë zemër nga Presidenti i Kllaster-it, Marijana Perkovska.

Kërcënimet nga shefat për të mbyllur fabrikat përkohësisht duke u përpjekur që të shtrydhin para nga fondet e qeverisë janë më e egër e SHANTAZHIT, shpenzimet e të cilave do të paguhen nga punëtorët e tekstilit dhe familjet e tyre. Bosët e maqedonisë nuk kanë dëshirë ta ndajnë pak nga  torta e fitimeve të mëdha që ata bëjnë, dhe nuk e kanë problem ti hedhin punëtorët e tekstilit, të cilët janë një nga punëtorët më të nënpaguar dhe më të rrezikuar në vend! Edhe pushimet e paguara për drekë, një nga masat e pakta të punës në vend, nuk duan ta paguajnë.

Nuk janë të pakta fitimet e bëra përmes shfrytëzimit që bëhet në fabrika, por tani ato kërkojnë subvencione shtetërore që do të bien në shpinë të të gjithë qytetarëve! Kështu që punëtorët do të “sponsorizojnë” shefat e tyre në dy mënyra – një herë përmes shfrytëzimit me paga të ulëta, dhe një tjetër përmes politikave ekonomike të tilla si “subvencione ndaj firmave private”.

Nuk ka lot krokodili për fitimet e humbura të shefave dhe asnjë sponsorizim të xhipave dhe aeroplanët e tyre privatë nga xhepat e qytetarëve të zakonshëm! E Majta po kërkon dënime më të rrepta për çdo shef që dëshiron të lërë ilegalisht punëtorët në rrugë pa korkën e bukës. Për më tepër, fabrikat  e mbyllura përkohësisht të NACIONALIZOHEN dhe rinisë shteti me kapitall shtetëror. Në të njëjtën kohë, e Majta, si partia e vetme e punëtorëve në vend, po i vë në dispozicion resursat e saj për të ndihmuar në procese gjyqësore ndaj shefave si dhe për të organizuar protesta dhe greva. Shefat duhet të mësojnë edhe një herë se një sjellje e tillë nuk do të kalojë!

levica logo tekst

Loading

ПОСЛЕДНИ ОБЈАВИ