PLATFORMA POLITIKE E MAJTA

Ne, luftëtarët për një botë ku mundësia e zhvillimit të lirë dhe të barabartë të çdo individi është një parakusht për zhvillim të përbashkët, duke luftuar për një shoqëri të bazuar në liri, barazi, solidaritet, drejtësi sociale dhe menaxhim demokratik të mjeteve të prodhimit, një shoqëri të lirë nga efektet vdekjeprurëse të nacionalizmit, militarizmit, autoritarizmit, konservatorizmit, korrupsionit, diskriminimit, shfrytëzimit të punës dhe stratifikimit të klasave, të bashkuar në emër të vlerave njerëzore dhe të sigurt se emancipimi radikal i të vartësve ekonomik dhe social varet prej sipërmarrjeve tona personale dhe të përbashkëta, ne japim besë para vetes dhe para  gjithë qytetarëve të Maqedonisë për të luftuar për përparimin e përgjithshëm kushtëzuar nga solidariteti ndërmjet njerëzve dhe barazisë dhe për të kujdesur për mjedisin jetësor, për atë shkak, ne e formuam Të Majtën, për t’u përballur me pushtetin ekonomik dhe politik të përqendruar në një shtresë e hollë sociale dhe të vënë këto prapa aty ku i takon – te populli, duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë çdo individit. Të bindur se realiteti në të cilin jetojmë nuk përkon me nevojat e njeriut, si në nivel global ashtu edhe në nivel lokal, dhe të vetëdijshëm për problemet e ngutshme që e bëjnë jetën të vështirë për qytetarët e Maqedonisë, ne I kemi vendosur vlerat e mëposhtme si  bazë e të Majtës.

Drejtësia sociale! Promovimi i punës dhe të drejtat socio-ekonomike janë një parakusht për luftimin me varfërinë, uljen e shtresimit të klasave dhe krijimin e një shoqërie pa klasa. Ne kundërshtojmë vuajtjet e vazhdueshme të qytetarëve dhe pambrojtësinë e tyre nga pasojat e dëmshme dhe poshtërimi që sjell kapitalizmin, prej të cilit pasurohen një numër I vogël i qytetarëve në kurizin e shumicës. Ne përpiqemi për barazinë e qytetarëve në përdorimin e të mirave publike, për drejtimin me mjetet e prodhimit dhe qasje në burimet dhe shërbimet publike universalisht të arritshme. Ne inkurajojmë krijimin e një sistemit funksional dhe I forte për mbrojtje sociale që do ti mbroj me të vërtet ata që janë të prekur dhe do ti ndihmojë për ti kapërcyer vështirësitë. Ne kundërshtojnë shkatërrimin dhe privatizimin e aktiviteteve nga sfera publike dhe abuzimin e tyre për të arritur interesat elitare dhe pasurimin personal.

Shpërndarje të drejtë dhe përdorimi i përgjegjshëm i burimeve dhe rezultateve të prodhimit! Luftojmë për ndryshim thelbësore ekonomikë të bazuar në premisën se njerëzit nuk duhet të jenë shërbëtorë të kapitalizmit, por se kapitali duhet ti shërbejë popullit. I mbrojmë  politikat se punëtorët nuk duhet të  shihen si një burim në procesin e prodhimit, por si qenie njerëzore, jeta dhe shëndeti i të cilëve janë më të rëndësishme se produktet  dhe fitimet që gjenerojnë. Ne përqafësojmë politikë që stimulon zhvillimin ekonomik përmes një përzierje e shkencës dhe ekonomisë dhe ndërtimin e një ekonomie të bazuar në dije që nuk do të rrezikojnë jetën e njerëzve, as nuk do të dëmtojë mjedisin jetësor. Burimet publike duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe me kompetencë, dhe praktika e favorizimit e kompanive të  huaja dhe kapitalit privat duhet të braktiset. Ne përpiqemi për të siguruar kushte për një jetë dinjitoze, për mos tjetërsimin e punëtorëve nga puna e tyre, dhe për një shpërndarje të drejtë e të ardhurave.

Ushtrimi përgjegjës i pushtetit! Ne luftojmë për të ndërtuar një shoqëri në të cilën qeveria do ti shërbejë popullit, në vend të qeverisë aktuale në të cilën populli është një shërbëtor i qeverisë. Ne e përqafaqësojmë sistemin në të cilin interesat e popullit do të vihen para  interesave të  elitave. Luftojmë  për institucione të jokorruptuar, të drejta, të përgjegjshëme, kompetente dhe të afërt me njerëzit. Ne jemi kundër klientelizmit që ka depërtuar thellë në të gjitha aspektet e shoqërisë sonë.

Barazi dhe solidaritet! Ne ndalemi në rrugën e shtypjes, poshtërimit dhe abuzimit në të gjitha situatat. Ne jemi përqafësues së barazimit ekonomik, social, gjinorë, fetarë, etnikë dhe barazisë seksuale, duke kundërshtuar fuqishëm shovinizmin, nacionalizmin dhe të gjitha format e diskriminimit.

Kundër ndarjes së njerëzve në baza etnike dhe kundër nacionalizmit, pavarësisht kornizës së tyre etnike! Populli në Maqedoni, me qëllim dhe në mënyrë të vazhdueshme helmohet nga nacionalizmi. Qëllimi kryesor i saj është për të shkëputur vëmendjen nga varfërimi i saj dhe pasurimin I paparë i një numër të vogël të zotërive. E Majta, do të qëndrojë kundër barrierave etnike dhe tensione, si parti mbinacionale  do të punojë për të bashkuar popullin në baza sociale dhe kundër ndarjes së saj përgjatë vijave etnike. Gjithashtu E Majta është kundër ndarjes së njerëzve nga kufijtë të ngushtë të shteteve.

Antikonzervativizmi dhe sekularizmi! Ne mbështesim të gjitha forcat progresive dhe iniciojmë zbulimin e klerikalizimit, konservativizmit  dhe moralit patriarkal. Fuqimisht kundërshtojnë ndërhyrjen e komuniteteve fetare në shtet.

Antiimperijalizmi! E mbështesim luftën  kundër dominimit të superfuqive të botës që e bëjnë këtë botë një vend i rrezikshëm për të jetuar – duke filluar nga luftrat që i shkaktojnë në vende të tjera deri në vendosjen e paqëndrueshmërisë kontrolluar nga militarizimi i shoqërive. Ne kundërshtojmë pranimin e Maqedonisë në blloqet ushtarake dhe pjesëmarrjen në misionet e tyre çnjerëzore. Ne jemi kundër edhe imperializmit ekonomik i mishëruar në shtetin e kreditit dhe vasal të fuqive ekonomike, si dhe investimet e huaja që shfrytëzojnë burimet lokale dhe të punës. Ne luftojmë për të bashkuar botën në emër të paqes, solidaritetit dhe avancimit të barabartë të të gjithë popujve, në radhë të parë në emër të bashkimit të punëtorëve, të varfërve dhe të shtypurit në të gjithë botën në front universal për emancipimin ekonomik.

Lufta jonë është për një botë të bazuar në liri, demokraci, barazi, solidaritet, drejtësi, paqe, plotësimi I  nevojave njerëzore dhe ruajtja dhe përmirësim i mjedisit jetësor. Në frymën e maksimës se nuk ka të drejta pa detyra, dhe as detyra pa të drejta, ne jemi të bindur se një botë e tillë mund të arrihet vetëm nëse vetë njerëzit i kontrollojnë veprimet e tyre dhe në qoftë se investojnë në mënyrë aktive në krijimin e një shoqërie të bazuar në këto vlera. Duke besuar se ndryshimi varet nga pjesëmarrja politike e çdo individi, ne rekomandojmë se angazhimet tona  do ti tejkalojnë kornizat tipike partiake të veprimit. Në këtë kuptim, ne jemi duke luftuar për interesat e të shtypurit dhe e vlerësojmë rolin e secilit individ si një aktor social.

Botë më e mirë është e nevojshme!

Botë më e mirë është e mundur!

Do të fitojmë!

Приклучи се!

Биди дел од промената и приклучи се на Левица!

Донирај онлајн